Telegrafi

Benitez: Për fansat Liga Premier është prioritet

Liverpooli sot do të përballet me ekipin hungarez Debrecen në kuadër të ndeshjes së parë të sezonit në Ligën e Kampionëve, por Benitez mendon se kjo garë është sekondare në krahasim me ligën.

“Liga Premier është prioritet për fansat. Liga e Kampionëve është një garë e madhe, megjithatë nuk do t’i harrojmë edhe garat vendore, pasi nga ky ekip pritet që gjithmonë të luajë mirë”, ka thënë Benitez.

“Gjithmonë është e rëndësishme në garë të futeni me ambicien për ta fituar atë. Por, sipas fansave, prioritet për Liverpoolin duhet të jetë Liga Premier. Pastaj Liga e Kampionëve, Kupa FA dhe Kupa Carling. Nëse dëshironi renditje sipas prioritetit, atëherë kjo është kjo”, ka shtuar spanjolli.

Por Benitez thotë se është i pangopur, dhe ai dëshiron ta fitojë edhe Ligën Premier edhe Ligën e Kampionëve.