Telegrafi

Benitez ofron Babelin tek Arsenali

Deri më tani, Babel ka refuzuar kalimin te Birminghami dhe Sunderlandi, mirëpo Sunday People njofton se trajneri spanjoll dëshiron që t’ia shesë atë Arsenalit.

Mirëpo pengesa kryesore është shuma që kërkon Benitez (11 milionë funte), të cilën Wenger vështirë se do ta paguajë.

Ndërkohë, sipas spekulimeve, për të ulur çmimin, në marrëveshje mund të përfshihet edhe Fran Merida, të cilit i përfundon kontrata me Topçinjtë në fund të sezonit.

Arsyeja që Benitez dëshiron ta largojë Babelin është për të grumbulluar para për transferimin e Kenwyne Jones nga Sunderlandi. /Telegrafi/