Telegrafi

Benitez nuk shërohet me kohë nga operacioni, nuk udhëton fare me Newcastlen për ndeshjen ndaj Swanseas

Trajneri spanjoll, Rafael Benitez nuk do të udhëtojë fare me skuadrës e tij, Newcastle United për ndeshjen e sotme (e diel) të Ligës Premier ndaj Swanseas.

Benitez është duke u rikuperuar nga një operacion i bërë nga ai për të larguar një infeksion nga një hernie e mëparshme.

Ai ka qenë duke luftuar me kohën për t’u rikuperuar për ndeshjen e Ligës Premier këtë mesditë.

Por, Sky Sports pretendon se shëndeti i tij nuk është përmirësuar sa duhet që ai të marrë përgjegjësinë për skuadrën veriore nga Liberty Stadium.

Kryetari i Newcastle, Mike Ashley i kishte ofruar ish drejtuesit të Liverpoolit dhe Real Madridit mundësinë për të fluturuar nga shtëpia e tij në Merseyside në një helikopter në Uellsin e Jugut.

Benitez përdori pushimin ndërkombëtar për t’iu nënshtruar një procedure mjekësore për t’u marrë me një infeksion që ai mori nga një hernie dy vjet më parë.

57-vjeçari nuk ka qenë në gjendje të kryer stërvitjet e skuadrës këtë javë pasi ai u rikthye nga operacioni.

Sidoqoftë, ashpërsia e operacionit e ka përjashtuar atë nga vizita në Swansea, në orën 16:00, me ndihmën e tij, Francisco De Miguel Moreno, që tani po udhëheqë ekipin. /Telegrafi/