Telegrafi

Benitez: Nuk jam nën presion

 Së fundmi nëpër media janë rritur spekulimet se Jose Mourinho mund të largohet nga Real Madridi për t’u kthyer në Angli, në fakt ky i fundit e ka pohuar këtë gjë në një nga deklaratat e tij të fundit. Ndërsa, tani mediat në Angli supozojnë se ai do të kthehet tek Chelsea dhe presioni për shkarkimin nga posti i trajneri bie mbi Benitezin.

”Pse të ndihem nën presion? Unë e mbaroj kontratën time në qershor. Jam i koncentruar në punën time dhe do ta përfundoj kontratën në fund të sezonit. Do të mundohem ta bëj më të mirën, kjo është puna ime”, ka thënë Benitez./Telegrafi/