Telegrafi

Benitez mund të largohet nga Liverpooli?

Liverpooli është në krizë të rezultateve dhe rrezikon pozitën e katërt në Ligën Prermier që dërgon në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Pas humbjes 1-0 nga Lille në Europa League, i pyetur nga gazetarët se a do të mund të sigurojë Liverpooli pozitën e katërt, Benitez ishte retorik.

“Unë mendoj se do të më duhet të garantoj fitoren ndaj Lille. Jam i sigurt se do ta mposhtim Portsmouthin dhe më pas Lillen”, përfundoi Benitez.

Benitez ishte subjekt i spekulimeve për një largim në drejtim të disa top-skuadrave evropiane, siç janë Juventus dhe Real Madrid. /Telegrafi/