Telegrafi

Benitez mund të jetë trajneri i ri i Juventusit?

Tashmë është e qartë se Ciro Ferrara nuk do të jetë një kohë të gjatë në stolin e Juventusit dhe disa mendojnë se ai nuk do të mund as ta përfundojë këtë sezon.

Deri para disa ditëve Guus Hiddink përmendej si kandidati më serioz për pozitën e trajnerit të Juventusit. Por që kur ai doli me deklaratë se dëshiron të rikthehet në Ligën Premier, mediat filluan ta lidhin atë me postin e trajnerit të Liverpoolit.

Edhe situata e Rafa Benietz nuk është aspak më e kënaqshme se ajo e Ferrara, me Liverpoolin që së fundi u eliminua edhe nga Kupa FA. Tuttosport shkruan se pikërisht Benitez mund të jetë trajneri i ri i Juventusit, nëse ai shkarkohet nga klubi anglez./Telegrafi/