Telegrafi

Benitez: Mund ta humbim Torresin

Të Kuqtë kanë humbur shtatë nga njëzet ndeshjet e deritanishme në Ligën Premier, dhe aktualisht mbajnë pozitën e shtatë në tabelë. Ndërsa Benitez thotë se nëse nuk e sigurojnë vendin e katërt, atëherë ‘el Nino’ mund të shitet për të rikuperuar problemet financiare.

“Zënia e një vendi në top-katërsh, është çelësi i mbajtjes së të gjithëve së bashku… Tash për tash duhet të bëjmë më të mirën për klubin, dhe më e mira për klubin është që ta përmirësojmë skuadrën”, citohet Benitez nga The Guardian.

Ndërsa i pyetur nëse do ta pranonin një ofertë prej 100 milionë funtesh për spanjollin, Benitez është përgjigjur: “Do të bisedonim dhe do të merrnim një vendim më të mirë për klubin”. /Telegrafi/