Telegrafi

Benitez mendon si klubi për Lampardin

Mesfushori anglez pritet që të largohet nga Stamford Bridge në qershor dhe është Benitez ai që përkrah qëndrimin e klubit.

“Mendoj se është gjithmonë lehtë të flasësh për legjenda dhe prandaj duhet të keni shumë respekt për ata. Ajo që ata kanë arritur për këtë klub është fantastike. Por, duhet të keni lojtarë të rinj në ekip, anglezë apo të rinj – nuk ka lidhje. Të gjithë e dinë se legjendat që kanë qenë këtu kanë arritur shumë dhe prandaj meritojnë respekt. Por, lojtarë të rinj duhet të vijnë në klub”, është shprehur Benitez.