Telegrafi

Benitez mendon për Juventusin

Tuttojuve.com shkruan se Benitez ka qenë në kontakt me ish-ndihmës trajnerin e Juves, Antonio Pintus, i cili tash është në West Ham United në krah të Gianfranco Zola. Benitez e ka pyetur Pintus për jetën në Torino dhe për ambientin e punës në Juventus, shkruajnë mediat italiane.

Duket se spanjolli do të presë deri në fund të prillit për të dëgjuar nga Real Madrid para se seriozisht të fillojë bisedat me Juventusin për të transferim në Itali gjatë verës. /Telegrafi/