Telegrafi

Benitez më i qetë pas fitores ndaj United

Liverpooli ka qenë objekt i kritikave para këtij takimi, për shkak të katër humbjeve radhazi, që ishte periudha më e keqe në 22 vitet e fundit. Dhe Benitez ndjehet më i qetë tash që kjo seri e dobët morri fund.

“Jam shumë i kënaqur për klubin, lojtarët dhe stafin. Ne kishim nevojë të ndryshojmë fatin tonë me një fitore dhe kjo ishte një fitore fantastike”.

“Para ndeshjes biseduam se kjo është një ndeshje e përkryer për të ndryshuar fatin tonë, kundër një ekipi të mirë. Kishim nevojë për të bërë një paraqitje të mirë para fansave dhe për të treguar se ishim në gjendje të fitojmë. Ishte një paraqitjet fantastike nga lojtarët tanë”, ka thënë Benitez./Telegrafi/