Telegrafi

Benitez: Lojtarët duhet të tregojnë karakter

Benitez ishte i tronditur nga humbja ndaj Arsenalit dhe e gjeti veten edhe më shumë nën presion.

“Ne tash duhet të tregojmë vetëbesim, duhet të tregojmë karakter. Ata luajnë për Liverpoolin. Ne duhet të përmirësohemi, duhet të tregojmë karakter kur kemi probleme dhe duhet ta ruajmë vetëbesimin tonë”.

“E vetmja gjë për të ndryshuar gjërat është të vazhdojmë të punojmë shumë dhe në këtë situatë, kur bëni gabime, duhet të jeni më të fuqishëm dhe të përpiqeni t’i bëni gjërat si duhet në të ardhmen”, ka thënë Benitez./Telegrafi/