Site icon Telegrafi

Benitez: Liverpooli duhet të blejë tre lojtarë

“Nëse analizoni se çfarë kanë thënë Torres dhe Carragher, atëherë do të kuptoni që ata folën për tre ose katër lojtarë të rinj sezonin tjetër”.

“Nuk ka lidhje nëse janë katër ose pesë, tre ose pesë. Çmimi i një top-lojtari është rreth 20 milionë funte. Kështu, llogaritni shumën e përgjithshme nëse dëshirojmë tre ose katër lojtarë”.

“A më nevojiten katër lojtarë të rinj? Po, unë mendoj kështu. A do të duhet të shes ndonjë për të rritur buxhetin? E them përsëri, varet. Ne duam të ruajmë lojtarët që i kemi tani ashtu siç kemi bërë në të kaluarën. Shpeshherë duhet të shitni tre ose katër lojtarë të cilët nuk luajnë rregullisht”, deklaroi Benitez. /Telegrafi/

Exit mobile version