Telegrafi

Benitez: Liverpool do të përfundojë në top katërsh

Pavarësisht barazimit ndaj Manchester Cityt, Benitez thotë se nuk ka nevojë për panik.

“Ne do të përfundojmë në top katër kur të rikthejmë lojtarët e lënduar. Kishim një ditë tronditëse me lëndime. Glen kishte probleme që në stërvitje, pastaj humbëm Agger dhe Babel”.

“Kishim probleme njëri pas tjetrit. Duhej të shfrytëzonim lojtarë të cilët nuk janë stërvitur me ekipin, por megjithatë arritëm të shënojmë të parët”, ka thënë Benitez./Telegrafi/