Telegrafi

Benitez: Leiva do të mbulojë zbrazëtirën e Alonsos

“Lucas ka qenë lojtari më i mirë në para-sezon. Ai e tregoi këtë edhe kundër Atleticos. Ai është vërtet i fokusuar, duke punuar shumë dhe duke treguar kualitetet e tij”, ka thënë Benitez.

“Ai e din se Aquilani do të ketë nevojë për kohë. Kur vendosëm ta sjellim Aquilanin e dinim se ai do të ishte jashtë për së paku një muaj, andaj e analizuam ekipin dhe menduam se me Javier Mascherano, Lucas, Steven Gerrard dhe Damien Plessis kemi mjaft fuqi në thellësi”, ka shtuar spanjolli.