Telegrafi

Benitez lavdëron përforcimin e ri, Kyrgiakos

“Ai ka përvojë në Skoci me Rangers dhe Gjermani me Eintracht Frankfurt, si edhe me kombëtaren greke. Ai është i fuqishëm dhe i mirë në ajër dhe ne ishim duke kërkuar për përvojë dhe ai është një përgjigje e përkryer”, ka thënë Benitez.

Menaxheri po ashtu ka nënvizuar pozitivitetet që greku do të sjellë në ekip me aftësitë e tij. “Ai ka karakter të fuqishëm dhe ne ishim duke kërkuar këto gjëra. Ai mund të shënojë gola dhe do të jetë kërcënim nga këndet dhe gjuajtjet e lira”, ka shtuar spanjolli.

Kyrgiakos pasi kaloi testet mjekësore dje nënshkroi kontratë dyvjeçare me ekipin anglez. Ish-klubi i tij, AEK Athina, besohet se ka fituar një shumë prej 3 milionë eurosh si kompensim.