Telegrafi

Benitez: Kupa FA e rëndësishme për Liverpoolin

“Gjithmonë ka qenë e rëndësishme, por kur je jashtë Ligës së Kampionëve, njerëzit mendojnë për trofe dhe Kupa Fa është shumë, shumë e rëndësishme për ne”.

“Duam të vazhdojmë tutje, duam të arrijmë sa më shumë që mundemi. Duhet të analizojmë dhe të mendojmë se çfarë të bëjmë, dhe kemi edhe një seancë stërvitore. Do të shohim si janë lojtarët, por ndoshta nuk do të ndryshojmë shumë”.

“E dimë se luajmë kundër Tottenhamit tetë ditë më vonë, prandaj do të kemi kohë. Ne mund ta eliminojmë një skuadër të fortë”, ka thënë spanjolli për Daily Mail. /Telegrafi/