Telegrafi

Benitez krenar me interesimin e Juventusit

Pas rezultateve të dobëta të tashmë ish-trajnerit Ciro Ferrara, mediat spekulonin se Benitez do të jetë pasuesi i tij, pas rezultateve të dobëta të edhe këtij të fundit në stolin e Liverpoolit.

“Duhet të jeni krenar që një ekip i klasit ju monitoron juve, por nuk më pëlqen të flas për spekulime. Njerëzit flasin shumë. Unë vërtet jam i fokusuar te ekipi im, klubi im dhe jam i përqendruar vetëm në ndeshjen e ardhshme kundër Boltonit. Por e di se ata ishin të interesuar për mua. Është një prej top klubeve në Evropë”, ka thënë Benitez.

Pas shumë spekulimeve Ferrara u shkarkua dje dhe u zëvendësua nga ish-trajneri i Milanit, Alberto Zaccheroni./Telegrafi/