Telegrafi

Benitez: Klinsmann është vetëm ekspert marketingu

Klinsmann çoi Gjermaninë në gjysmëfinale të Kupës Botërore në vitin 2006, por koha e tij në stolin e trajnerit të Bayern Munich zgjati më pak se një sezon, para se ai të shkarkohej.

Duke iu kundërpërgjigjur Klinsmann, Benitez ka thënë: “Mendoj se ai ishte ekspert në marketingut. Karriera e tij si menaxher? E shkurtër”.

Klinsmann ishte në qendër të një stuhie dy vite më herët, kur ishte përfshirë në bisedime me pronarët amerikan të Liverpoolit, Tom Hicks dhe George Gillett, për të marrë drejtimin e klubit anglez./Telegrafi/