Telegrafi

Benitez kërkon Raulin te Interi

"Sport" shkruan se menaxheri i ri i Interit i është bashkuar betejës për të transferuar sulmuesin spanjoll, i cili pritet të lejohet të largohet si lojtar i lirë nga Reali këtë verë.

Manchester United dhe klubi i ligës amerikane të futbollit, New York Red Bull, thuhet se po ashtu janë të interesuar për Raul.

Sulmuesi 33-vjeçar mund të ndjekë hapat e ish-bashkëlojtarit të tij te Reali, Luis Figo, i cili shijoi dy vite të suksesshme në Inter në fund të karrierës së tij. /Telegrafi/