Telegrafi

Benitez kërkon më shumë nga Mascherano

Mascherano ka dështuar të tregojë shkëlqimin e dy sezoneve të kaluara në Anfield dhe po kalon nëpër një periudhë jo të këndshme që kur është emëruar kapiten i kombëtares argjentinase nga Diego Maradona.

Dhe trajneri i Liverpoolit kërkon nga argjentinasi të rikthejë formën e mirë, me kusht që klubi t’i ofrojë atij vazhdimin e kontratës, e cila skadon në vitin 2012.

“Kur nuk fiton derisa luan me vende të mëdha si Argjentina, është diçka për t’u shqetësuar. Javier është kapiten, andaj duhet të jetë i shqetësuar”, ka thënë Benitez.

“Ai ka edhe dy vite dhe ne do të dëshirojmë ta mbajmë atë. Ai ka mjaft kohë, por duhet të luajë në nivelin që ka luajtur më parë. Është shumë, shumë e rëndësishme për ne, të kemi formën më të mirë të Mascheranos, nëse dëshirojmë të fitojmë më shumë ndeshje”, ka thënë Benitez.