Telegrafi

Benitez kërkon më shumë nga Hazard

Hazard erdhi te kampioni i Evropës gjatë verës nga Lille për 32 milionë funte, por ka dështuar të gjejë veten te Blutë.

“Ai duhet të adaptohet me tempon e Ligës Premier. Nuk është e njëjta si në Francë ku ai ishte njeriu kryesor”.

“Këtu në Ligën Premier ju duhet të jeni në formën më të mirë gjithë kohën, ose nuk do të jeni në gjendje të bëni diferencën në ndeshjet. Ai po ia del mirë, por mund t’ia dalë edhe më mirë”, ka thënë Benitez. /Telegrafi/