Telegrafi

Benitez kërkon fitore kundër Evertonit

“Evertoni është në formë të mirë, ne jemi në formë të mirë. Do të jetë vështirë për të dyja skuadrat. Por nëse ne fitojmë, atëherë do të jemi më pranë top-katërshit. Kjo është e vetmja gjë që mund të bëjmë tani”.

“Kjo është një periudhë e ngarkuar. Duhet të fitojmë ndeshje kundër skuadrave që janë pranë nesh (në tabelë). Secila fitore veç e veç shton më shumë vetëbesimin e skuadrës”, ka thënë Rafa në një konferencë për shtyp.

Trajneri spanjoll ka përmendur emrat e Manchester Cityt, Aston Villas dhe Tottenhamit, si skuadra të cilat do të garojnë me Liverpoolin për një vend në katër pozitat e para. /Telegrafi/