Telegrafi

Benitez ka rekord më të mirë se Ferguson

Në 199 ndeshjet e kaluara, Benitez ka shënuar 113 fitore, që është një mesatare prej 56.78%, edhe pse e kishte rindërtuar tërësisht ekipin kur e morri nën drejtim në 2004.

Në anën tjetër edhe menaxheri i Manchester United, Alex Ferguson, pati detyrë të ngjashme, të rinovojë ekipin, kur zëvendësoi Ron Atkinson në vitin 1986.

Megjithatë në 200 takimet e para, menaxheri i Djajve të Kuq kishte fituar vetëm 87, që është 43.5%./Telegrafi/