Telegrafi

Benitez ka filluar të planifikojë transferimet e verës

Spanjolli, i cili nënshkroi marrëveshje pesëvjeçare vitin e kaluar, ka hedhur poshtë thëniet se ai mund të jetë drejt largimit nga Liverpooli, duke thënë se ai tashmë është duke planifikuar transferimet e verës.

“Kur vendosa të nënshkruaj e bëra këtë pasi dëshiroja të qëndroj. E kam dhënë fjalën time dhe do të luftoj deri në fund. Ne jemi duke përcjellë lojtarë. Ne do të përpiqemi të bëjmë diçka tash, por duhet të mendojmë për të ardhmen, duhet të vazhdojmë të përmirësoheni” ka thënë Benitez./Telegrafi/