Site icon Telegrafi

Benitez jep dy arsye pse mendon që Interi mund ta fitojë tripletën këtë sezon

Ish-trajneri i Interit dhe Napolit, Rafael Benitez ka shpjeguar pse ai beson që ‘Nerazzurrët’ janë në gjendje ta fitojnë tripletën këtë sezon. 

Interi është një nga shtatë ekipet në Evropë që ende nuk e ka fituar tripletën (kampionatin, kupën dhe Ligën e Kampionëve). 

Të besuarit e Simone Inzaghit janë të vetmit nga Italia që kanë mbetur ende në Ligën e Kampionëve, një garë të cilën kanë gjasa ta fitojnë duke marrë parasysh rekordin e tyre fantastik në defanzivë. 

Ata gjithashtu janë lider në Serie A me një pikë avantazh ndaj Napolit të Antonio Contes, teksa kanë mbetur edhe 11 ndeshje për t’u luajtur deri në fund. 

Lexo po ashtu Inzaghi identifikon ish-yllin e Real Madridit si objektivin kryesor të Interit për verën

Inter gjithashtu do të përballet me Milanin në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Italisë dhe momentalisht janë favorit për ta fituar këtë garë, ani pse kanë humbur dy herë dhe kanë barazuar një herë tjetër ndaj ‘Rossonerëve’ këtë sezon. 

“Pikë së pari sepse ata janë të parët në kampionat, edhe nëse janë vetëm një pikë larg Napolit, të cilët së bashku me Atalantën dhe tani Juventusin janë kundërshtarë të vështirë”. 

“Gjithashtu sepse ata janë favoritë në Kupën e Italisë, pavarësisht rrezikut nga dy ndeshjet në gjysmëfinale. Në fund, sepse ata po shfaqin një konsistencë fantastike në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Benitez. 

Ai gjithashtu ka vërejtur dy shenja specifike që beson se janë tejet inkurajuese për Inzaghin. 

“Ata kurrë nuk pësojnë gola. Ata praktikisht kurrë nuk i vendosin kundërshtarët në një pozicion për të goditur në portë. Një gol i pësuar (në Ligën e Kampionëve) është testament i fuqisë që ka grupi”. 

“E dyta, edhe pa Dimarcon, Calhangolun dhe Mkhitaryan, niveli i performancës nuk bie dhe personaliteti mbetet shumë i lartë. Frika se mungesat mund të kenë ndikim në performanca u largua nga mënyra si i arritën rezultatet”, përfundoi ai./Telegrafi/

Exit mobile version