Telegrafi

Benitez: Jemi më të mirë sa që mendoni

“Jam sigurt se skuadra jonë është shumë më e mirë se sa që mendojnë njerëzit. Nëse ke tre, katër ose pesë lojtarë startues të lënduar, atëherë nuk mund të thuash se ekipi nuk është i fortë”.

“Jam i sigurt se nëse i largon katër ose pesë lojtarë nga United, Chelsea ose Arsenali, do të ishte shumë e vështirë edhe për ta që të fitojnë ndonjë ndeshje”.

“Mendojmë se mund të fitojmë (kundër United), ndërsa në konferencën tjetër për shtyp do të flasim për katër pikë diferencë”, ka thënë Benitez duke iu referuar diferencës aktuale prej shtatë pikësh. /Telegrafi/