Telegrafi

Benitez interesohet për Kjaer

E ardhmja e mbrojtësit danez te Palermo është vënë në dyshim të madh, për shkak të formës së shkëlqyer të talentit nga Skandinavia.

Shumë klube janë të interesuara për të, si nga Liga Premier ashtu nga kampionatet tjera, por Benitez është tifoz i flaktë i Kjaer dhe dëshiron ta ketë atë nën urdhrat e tij. Kjaer ka klauzolë prej 12 milionë eurosh për klubet joitaliane, por thuhet se Interi do të mund ta transferonte atë edhe për 6 milionë euro. /Telegrafi/