Telegrafi

Benitez i kënaqur me Torres

Benitez tha se sulmuesi nuk ishte 100% i gatshëm, por tash pas katër golave të shënuar në dy ndeshjet e fundit, trajneri spanjoll thotë se Torres vetëm ka nevojë të luajë për të ngritur formën e tij.

“Torres ka punuar shumë dhe jam i kënaqur pasi ai bëri një punë fantastike. Forma fizike është ajo të cilën mund ta arrini vetëm duke luajtur ndeshje. Do të them se ai është vetëm 50% i vetvetes, dhe ai duhet të luajë”.

“Unë ende mendoj se ai mund të përmirësohet. Mund të shihni dallimin kur ai luan mirë dhe po ashtu edhe Gerrard. Kjo ndihmon pjesën tjetër të ekipit të luajë më mirë”, ka thënë Benitez. /Telegrafi/