Telegrafi

Benitez i kënaqur me paraqitjen ndaj Birminghamit

“Ishte paraqitje e mrekullueshme, ne patëm disa raste në pjesën e parë, ndërsa në të dytën patëm edhe më shumë raste. Goli që pranuam ishte gol ‘pa lidhje’ dhe kur pranon një gol të tillë vërtetë nevrikosesh”.

“Reagimi i ekipit ishte i mirë, ne sulmuam dhe krijuam shumë raste. Ne jemi të zhgënjyer për arsye të paraqitjes së mirë”.

“Torres? Torres ishte shumë i lodhur, pasi që ne luajtëm 60 minuta me 10 lojtarë ndaj Benficas”, tha Benitez. /Telegrafi/