Telegrafi

Benitez i kënaqur me nënshkrimin e kontratës së Gerrard

Kapiteni ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Liverpoolit që nga muaji prill dhe e nënshkroi atë këtë javë, duke i dhënë besimin ekipit të tij deri në vitin 2013.

“Këtë verë e kemi harxhuar për t’i siguruar lojtarët ekzistues me marrëveshje të reja. Vërtet është mirë të mbahen në skuadër lojtarë si Kuyt, Ager, Torres, Benayoun dhe Steve. Ata janë këtu dhe klubi tash ka vërtet një të ardhme të mirë”, ka thënë Benitez.

“Vërtet jemi të kënaqur. Kemi futbollistë vërtet të mirë, të cilët dëshirojnë të mbeten, të fitojnë dhe të garojnë. Porosia është e qartë edhe këtë vit, të jemi sfidues për titull dhe të luftojmë deri në fund. Nëse mund të luftojmë për trofe do të jetë fantastike”, ka shtuar spanjolli.