Telegrafi

Benitez i kënaqur me debutimin e Aquilanit

Të kuqtë mbrëmë u mposhtën me rezultat 2-1 nga Arsenali në takimin e Kupës Carling, por e mira e Liverpoolit ishte debutimi i shumëpritur i italianit Alberto Aquilani.

“Gjëja më e keqe sonte ishte rezultati, por ka shumë anë pozitive. Futbollistët treguan pasime, karakter dhe kualitet në fusë. Aquilani ishte një prej atyre futbollistëve”, ka thënë Benitez pas takimit të mbrëmshëm.

“Ai i tregoi kualitete, duhet të përmirësohet në kondicion, por mund të shihni se ai mund ta pasojë topin dhe të bëjë një dallim të madh në treshen e fundit (sulmuese). Ai do të jetë një lojtar i rëndësishëm për ne”, ka shtuar spanjolli./Telegrafi/