Telegrafi

Benitez i frikësuar nga largimi i Torresit

Liverpooli nuk i ka punët mirë në Ligën Premier, pasi që është në pozitën e gjashtë dhe vështirë se do të mund të rikthejë ndonjë pozicion nëse shohim formën e rivalëve tjerë, kështu që mund të dështojë në sigurimin e një vendi që çon në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

“Përfundimi në pozitën e katërt do të thoshte shumë për Torresin. Njerëzit flasin për para me Torresin, por unë mund t’u them se ai dëshiron të fitojë tituj. Kjo e ndez atë. Kjo është tema kryesore në bisedat tona”.

“Fernando Torres dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Benitez për The Guardian. /Telegrafi/