Telegrafi

Benitez: Gerrard duhet ta gjejë formën

“Steven e di se duhet të përmirësohet, ndërsa për mua kjo është diçka pozitive”.

“Ai e kupton se është lojtar shumë i rëndësishëm për ne, dhe ne e kemi analizuar formën e tij, e cila është dukshëm më e mirë”.

“Në ndeshjen e fundit, ai nuk ishte në të njëjtin nivel, por kjo mund të ndodhë në një ndeshje. Ai e di se po përmirësohet fizikisht dhe gjëja kryesore është vetëbesimi”, u ka thënë spanjolli gazetarëve. /Telegrafi/