Largimi i Philippe Coutinhos nga Interi mbetet njëri nga largimet më të dhimbshme të kësaj skuadre.
Ylli brazilian nuk pati thuajse fare hapësira tek gjiganti italian dhe u shit te Liverpooli për vetëm 13 milionë euro në vitin 2013.
Braziliani me Interin kishte zhvilluar vetëm 47 ndeshje zyrtare nga viti 2008 deri në 2013, duke shënuar pesë gola e duke bërë katër asistime.
E për mosaktivizimin e Coutinhos ka folur edhe ish-trajneri i Interit, spanjolli Rafa Benitez.
Sipas teknikut spanjoll veteranët e skuadrës ishin kundër që Coutinho të luante në atë kohë.
“Interi më premtoi shumë blerje, por një gjë e tillë nuk ndodhi asnjëherë”, tha Benitez.
“Kur nuk ka blerje atëherë ke edhe kriza të rezultateve, pasi në skuadër kisha 15 lojtarë mbi 30 vjeç, madje disa ishin edhe nga 36,37 dhe 38 vjeçarë”, tha Benitez që vazhdoi të fliste për Coutinhon.
“Unë doja që Coutinho të luante por kundër më dolën veteranët e skuadrës që nuk pranonin të luante një 18-vjeçar”.
“Një futbollist që kishte fituar tripletën nuk dëshironte që Coutinho të ishte në fushë”, përfundoi Bentiez. /Telegrafi/