Telegrafi

Benitez: Fansat e Liverpoolit merituan titullin

“Mbaj mend momentet pas Ligës së Kampionëve dhe po ashtu Kupës FA. Do të ishte fantastike ta bëjmë atë sërish”, ka thënë Benitez.

Liverpooli mbeti i pamposhtur në shtëpi gjatë gjithë sezonit të fundit, ndërsa pësoi vetëm dy humbje në udhëtim, dhe përfundoi në pozitën e dytë të tabelës.

“Fansat tonë janë gjithmonë të ndryshëm, gjithmonë fantastik. Ata e dinë kur ekipi punon shumë dhe e dinë kur duhet ta përkrahin. Ata e dinë se ne jemi përmirësuar shumë këtë vit”, ka shtuar spanjolli.