Telegrafi

Benitez e dëshiron Mascheranon në Inter

Gazzetta dello Sport thotë se Rafa Benitez, i cili tash është i lirë për të marrë nën drejtim Interin, dëshiron ta marrë edhe Mascheranon me veti.

Kapiteni i kombëtares së Argjentinës ka qenë i gatshëm të vulosë të ardhmen e tij me Liverpoolin, por së fundi ka anuluar bisedat për vazhdimin e kontratës.

Gjasat e largimit të Mascheranos, i cili ka qenë cak i Chelseat dhe Barcelonës, tash janë shtuar me largimin e trajnerit Benitez. /Telegrafi/