Telegrafi

Benitez duhet të largohet

“Me Rafan, çfarë shihni është ajo çfarë do të merrni. Mendoj se ai është mjaft i hidhëruar dhe ai këtë e mban në vete. Unë gjithnjë i jam falënderuar për arsyen që më riktheu në skuadrën e Liverpoolit, por para së gjithash, klubi është i madh dhe askush nuk është mbi klubin”.

“Së pari, ne duam të fitojmë trofe dhe të jemi në krye të ranglistave. Është situatë e palakmueshme. Nuk dua të ulem këtu dhe të them se ai duhet të largohet, por secili ka mendimin e vet”.

“Unë vetëm dua që Liverpooli të luajë mirë, a është me Benitezin, apo pa të, nuk më intereson dhe aq. Para së gjithash, Liverpooli është Liverpool dhe unë mendoj se ne meritojmë të jemi në krye të tabelës çdo vit. Kushdo që është në krye të detyrës, ka përgjegjësi të madhe në duart e veta”, deklaroi Fowler. /Telegrafi/