Telegrafi

Benitez: Do të shpaguhet rotacioni

 “Kam tentuar të analizoj gjërat të cilat mund t’i bëjmë në të njëjtën mënyrë. Unë mund të shoh cilësinë e këtyre tri lojtarëve dhe kur ekipi është në posedim atëherë ata janë shumë të rrezikshëm, kështu që duhet të gjejmë balancin e duhur”.

“Pse po ndërroj lojtarët aq shpesh, është se jo gjithmonë mund të jeni të gatshëm të luani në intensitetin e ndeshjeve në dhjetor, kur kemi tri ndeshje në javë. Duhet të menaxhojmë mirë lojtarët, pasi të gjithë janë lojtarë të mirë dhe të gjithë duhet të jenë të gatshëm në çdo takim dhe jo disa të jenë të lodhur dhe të tjerët të gatshëm”, ka thënë Benitez.

Chelsea takohet sonte mbrëma me Nordsjaellandin në takimin krucial për Ligën e Kampionëve që zhvillohet në Stamford Bridge. /Telegrafi/