Telegrafi

Benitez: Do të largohem nga Liverpooli nëse shitet Torres

Shndërrimi në para e yllit Torres do t’i ofronte klubit një mënyrë për të shmangur turbullirën financiare. Por Benitez është i gatshëm të largohet nga Anfield nëse pronarët amerikanë nënshkruajnë marrëveshje prapa shpinës së tij.

“Kjo nuk do të ndodhë. Unë do të hiqja dorë. Jam i bindur se kjo kurrë nuk do të ndodhë. Nëse kjo ndodh, unë do të jepja dorëheqje”, ka thënë Benitez./Telegrafi/