Telegrafi

Benitez: Do të jem këtu për shumë kohë

“Kur kam nënshkruar kontratën e re për pesë vite, më është bërë e qartë se do të jem në klub për një kohë të gjatë. Tash mund ta kontrolloj akademinë, të kontrolloj lojtarët e ri që nxjerrin dhe të ndërtoj diçka të mirë për të ardhmen”, ka thënë Benitez.

“E kemi analizuar ekipin së bashku, kemi menduar planet për janar dhe për sezonin e ardhshëm. Unë besoj se ne do të kualifikohemi për fazën e eliminimit të Ligës së Kampionëve, por sigurisht, duhet të keni plane të bazuara në atë nëse keni më shumë para ose më pak në dispozicion”.

“Sa më shumë që keni, më lehtë është. Nëse keni më pak para, atëherë duhet t’i menaxhoni ato në një mënyrë tjetër dhe të gjeni zgjidhje të tjera për t’u përmirësuar”, ka shtuar spanjolli./Telegrafi/