Telegrafi

Benitez dëshiron më shumë gola nga Mascherano

Benitez dëshiron që Mascherano dhe të tjerët të vazhdojnë të provojnë fatin e tyre edhe jashtë kuadrit para golit.

“Që nga dita e parë kur ne nënshkruam me Javier, biseduam për gola pasi ai nuk është i keq nga goditjet jashtë kuadrit. Ai mund ta bëjë këtë shumë mirë, andaj duhet të përpiqet. Nëse e bën, ai do të shënojë më shumë gola”, ka thënë Benitez./Telegrafi/