Telegrafi

Benitez: Benayoun shembull për lojtarët tjerë

“Yossi ka qenë në udhëtim me vendin e tij, dhe kjo është e lodhshme me shumë ndeshje dhe udhëtime. Ne kishim një bisedë më herët dhe ai dëshironte të luajë, ai dëshironte të dëshmohet në fushë dhe të marrë përgjegjësi”, ka thënë Benitez.

“Mënyra për të luftuar për pozitën është duke luajtur, dhe Yossi e kupton atë”, ka shtuar Spanjolli.