Telegrafi

Benitez: Aquilani mund të luajë si sulmues

Strategu spanjoll është duke menduar ta shndërrojë italianin në një armë sekrete sulmuese në tentim për t’u kualifikuar në finalen e garës evropiane, pasi në ndeshjen e parë u mposht me rezultat minimal 1-0.

“Përfundimisht është një opsion. Ai mund të luajë në të dyja pozitat. Aquilani mund të pasojë topin mirë dhe kur loja është e hapur si në pjesën e dytë kundër Burnleyut, ai mund të lëvizë dhe të krijojë disa asistime të mira”, ka thënë Benitez. /Telegrafi/