Telegrafi

Benitez: Aquilani më i mirë se Alonso

“Alberto ka filluar të vrapojë sërish, ndërsa kur do të udhëtojmë të luajmë kundër Fiorentinas në Ligën e Kampionëve këtë javë, ai do të qëndrojë për të vazhduar me programin e tij të rikuperimit”.

“E di se fansat janë të frustruar, mirëpo ne kemi transferuar një lojtar të mirë që ka talent, ndërsa unë nuk shqetësohem që duhet të presim derisa ai të jetë në formë”.

“Xabi ishte një lojtar që pranonte topin dhe luante me pasime të gjata dhe të shkurtra. Aquilani dëshiron të luajë në nivel më të lartë se ai. Ai dëshiron të jetë në treshen e sulmit që të krijojë shanse”, ka thënë Benitez.