Telegrafi

Bënin selfie para trenit në lëvizje, njëra prej tyre e pësoi shumë keq (Foto)

Ely Hayati po shëtiste me tri shoqe në një zonë në Indonezi, kur vendosën të bëjnë fotografi para trenit që lëvizte me shpejtësi.

Derisa njëra e mbante lartë shkopin për selfie, 16-vjeçarja u rrëzua dhe lokomotiva e goditi në kokë, transmeton Telegrafi.

Pas goditjes nga treni

Shoqet e saj as që e vërejtën aksidentin, derisa panë imazhet dhe kuptuan çfarë po ndodhte me miken e tyre.

Atë e kanë dërguar në spital, ku i është nënshtruar intervenimit me qepje, ndërsa nuk besohet të ketë pësuar dëmtim në tru. /Telegrafi/