Telegrafi

Beniada Nishani nuk beson se ish-presidenti shqiptar ta ketë kritikuar për imazhet lakuriq (Foto, +18)

Modelja Beniada Nishani, mbesa e shumëpërfolur e ish-presidentit Bujar Nishani, ishte dje e ftuar në emisionin “Top Show” në “Top Channel”.

Deniada foli rreth karrierës së saj dhe fotove nudo të realizuara për revistën e njohur “Play Boy”.

Por, bukuroshja ka treguar se si i ka mundur të reagojë ish-presidenti shqiptar Bujar Nishani fotot nudo të vajzës së mbesës.

“Unë kam punën time, ai ka punën e vet. Nuk mendoj se këto të dyja janë në kontraste. Nuk e di nëse (Bujari) ka thënë diçka për fotot e mija të them të vërtetën”, është shprehur ajo duke thënë se familjet e tyre kanë marrëdhënie shumë të ngushta me njëra-tjetrën.

Ndryshe, ajo po vazhdon të bëjë karrierë prej modeleve në shtetin italian. /Telegrafi/