Nëse në banesë apo në shtëpi keni parket, me siguri pyesni se cila është mënyra më e mirë dhe më e sigurt që ta pastroni
Mjetet e blera në dyqane për atë qëllim mund të gjenden, mirëpo, sot me ju po ndajmë recetën për mjetin natyral të cilin mund ta bëni në shtëpi dhe i cili është shumë efikas.
Gjithashtu, mësoni se si do të duhej të rridhte vetë procesi i pastrimit. Kjo metodë mund të aplikohet edhe në laminat, transmeton Telegrafi.
Për të bërë mjetin për pastrim janë të domosdoshëm këta përbërës:
– 250ml ujë,
– 150 ml uthull,
– 150 ml alkool izopril prej 70%,
– 2 deri 3 pikë detergjent për larje enësh,
– një shishe e zbrazët me spërkatës
Përgatitja:
Qitni përbërësit në shishe dhe tundni.
Për të pastruar sa më mirë parketin ose laminatin, pos mjetit për pastrim të cilin e keni bërë do t’ju duhen edhe lecka nga mikrofibrat dhe fshirësi i sheshtë për dysheme me bisht në të cilin mund të ngjitet lecka.
Spërkatni mjetin në leckë dhe filloni pastrimin. Shtoni sipas nevojës.
Në këtë mënyrë, hapësira do të jetë i pastër, do të shkëlqejë dhe nuk do ta dëmtoni, siç do të mund ta bënit, për shembull me leckën krejtësisht të njomur. /Telegrafi/