Nuk kushton shumë dhe në çast mund ta zgjidhni problemin i cili ju mundon vite të tëra. Ja se si ta bëni.
Nëse specialistët e kozmetikës thonë ndryshe, kurimi i duarve nuk kërkon angazhim të madh.
Madje edhe kremin për lëkurën e pëlcitur të duarve mund ta bëni vetë, shpejt dhe pa shpenzuar shumë para, transmeton Telegrafi.
Shumica e njerëzve kurojnë duart ashtu që i lajnë dhe vetëm ndonjëherë i lyejnë me krem hidratimi, gjë që nuk paraqet ndonjë mundim të madh, as që kërkon ndihmën e ndonjë eksperti të veçantë.
Në shumicën e rasteve kjo nuk është e mjaftueshme, por me kalimin në moshë, duarve u nevojitet kurë shtesë, të cilën bash të gjithë mund ta bëjnë.
Kremin për regjenerim të lëkurës mund ta bëni nga tre përbërës të cilët i keni në shtëpi.
Ju nevojiten:
– 1 lugë mjaltë;
– 1 lugë jogurt;
– 1 lugë lëng limoni
Udhëzimi për përdorim:
Përzieni të gjithë përbërësit derisa të marrin masë kremi.
Qiteni masën në lëkurën e dëmtuar dhe lëreni të qëndrojë së paku 15 minuta. Pastaj ngadalë hiqeni masën e tharë.
Trajtimin përsëriteni 2 – 3 në javë, nëse dëshironi rezultate më të mira. /Telegrafi/