Në vend që në këto çaste të nxirrni llastikun e flokëve dhe të bëni gërshet të lartë të rehatshëm dhe gërshet të thjeshtë, ju propozojmë diç më ndryshe.
Mësoni të bëni vetë këtë kurorë të thjeshtë nga gërsheti të cilin do të mund ta bartni nga mëngjesi deri në mbrëmje, transmeton Telegrafi.
Mbase duket sikur bëhet në mënyrë të komplikuar dhe merr mjaft kohë, mirëpo kur ta shikoni do ta kuptoni që në të vërtetë është shumë e thjeshtë, e lehtë dhe e shpejtë.
E gjitha që ju nevojitet për këtë frizurë ideale verore janë dy llastikë për flokë dhe disa furqeta.
Nëse dëshironi frizurë të këtillë për ndonjë rast pak më solemn vetëm shtoni ndonjë lule apo fjongo dhe – frizura juaj perfekt është gati!
Më hollësisht se si bëhet kjo frizurë shikoni në videon në vazhdim:
/Telegrafi/