Gjykuar sipas trendëve të këtij sezoni në sallonet e floktarëve, femrat flokët e veta kanë vendosur t’i ngjyrosin në tone më të ftohta dhe më natyrale, të cilat përshtaten me gardërobën pranverore me nuanca të ngjashme
Në vazhdim po ju sjellin ngjyrat e flokëve të cilat do të shënojnë pranverën, transmeton Telegrafi.
Bezhë e kaltër
Nëse flokët tuaj dëshironi t’i freskoni, provoni të arrini nuancën bezhë dhe t’ia shtoni disa tone të errëta ngjyrës së flokëve tuaj.
E gështenjtë çokollate
Për ju të cilët dëshironi të eksperimentoni, propozim i shkëlqyeshëm janë balluket suptile apo teknika ‘balayage’ në disa nuanca ngjyrë më të shndritshme.
E bakërt
Këshilla e frizerëve dërguar femrave flokëkuqe që dëshirojnë ndryshime është që ngjyrën e vet ta freskojnë pak me balluket e shndritshme dhe ashtu t’u japin dozë ngrohtësie natyrale.
Bronde
Nuancat e ngjyrave të artë dhe karamele janë zgjedhje ideale për ato të cilat këtë pranverë në flokë të veta dëshirojnë të provojnë këtë trend.
Rozë e artë
Ngjyra rozë në flokë, të cilën shumica e konsiderojnë ekstravagante, me shtojca bezhë dhe balluke ngjyrë të kaltër do të marrin formën shumë suptile dhe të butë në flokët tuaj. /Telegrafi/